28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Jo vetëm Luiza Gega, një tjetër shqiptarë fiton medaljen e artë në një tjetër sport

Gega, nuk ishte e vetmja shqiptare që fitoi në finalet e Kampionatit europian të atletikës.

Kampione e Europës u shpall edhe Elina Tzengko, (Zhengo) e lindur në Greqi nga prindër shqiptarë nga Korça, e cila dominoi garën e hedhjes së shtizës me hedhjen 65 metra e 81 centimetra në Mynih, duke fituar medaljen e artë.

Vetëm 20 vjeç, Elina ka lindur në afërsi të Kalkidikisë, dhe cilësohet si ylli i disiplinës botërore. Në vitin 2018, Elina mori nënshtetësinë grekë, vendi ku është lindur, rritur dhe stërvitur në këtë sport, duke i dhënë vendit fqinj një tjetër protagoniste shqiptare. Tashmë i ka sjellë medalje me shumë vlerë Greqisë, e shumë të tjera priten prej saj në të ardhmen.

Pas triumfit në hedhjen e shtizës, Elina Tzengko, është ndalur të flasë edhe për rrënjët e saj.

“Përpara pak vitesh as që mund të konkurroja jashtë Greqisë sepse nuk kisha shtetësi. Nuk kishte ndjesi më të keqe. Kisha lindur në Greqi por ndihesha e huaj. Prindërit e mi janë shqiptarë, nuk e mohoj dhe nuk e kam as turp ta them një gjë të tillë megjithatë unë kam lindur në Greqi dhe e dua edhe këtë vend.

Së pari babai im u largua kur nëna ime ishte shtatzënë me motrën time më të madhe. Ai mbërriti në këmbë nga Shqipëria në Halkidiki dhe kur gjeti punë si ndërtues, nëna ime e ndoqi.

Përshtatja e tyre me Greqinë nuk ishte e lehtë. Ata kishin lënë punën e tyre (babai im ishte polic dhe nëna ime ishte mësuese), ata nuk njihnin askënd, nuk flisnin gjuhën dhe kur lindi motra ime, ata jetonin në një dhomë pothuajse bosh. Një dyshek, një tavolinë, një enë… Nuk u ankuan kurrë…”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...