25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

‘I shpallur non grata, vazhdon të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike ‘,Balla me tone të ashpra ndaj Berishës

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një prononcim për gazetarët tha se drejtësia duhet të nisë procedimin penal ndaj Sali Berishës.

“Është e papranueshme që 30 vjet pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie, i shpallur non grata, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin dhe jetën politike në vend. Non-grata është marrë nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë.

Ai shtoi gjithashtu se Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht, ndërsa nisma e propozuar nuk ka të bëjë me persona të veçantë.

“Ata janë të eliminuar politikisht në kuptimin e besueshmërisë publike, nuk ka të bëjë fare me një nismë që lidhet me persona të veçantë. Ndryshimet e propozuara janë domosdoshmëri”, deklaroi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...