22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Vodhën 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në lagjen”Ali Dem”, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

27-vjeçari Kristian Fusha ka rënën në prangat e bluve të Tiranës pasi akuzohet se së bashku me një person tjetër ende në kërkim, një 23-vjeçar me iniciale M.N. kanë vjedhur një vlerë prej 100 mijë lekësh nga 2 kasaforta në një banesë në lagjen”Ali Dem”.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...