7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Bilanci për presidenten/Vjosa Osmani ka shpenzuar 85 mijë euro nga buxheti i Kosovës

Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për periudhën janar – qershor të këtij viti. Gazeta Express shkruan se më së shumti para u harxhuan për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Presidentja Vjosa Osmani me stafin e saj, përveç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilloi vizita edhe në vende tjera. E shoqëruar nga 18 persona të ndryshëm në udhëtimet e saj, Osmani shpenzoi rreth 85 mijë euro që nga janari i këtij viti deri në fund të qershorit.

Vetëm për akomodim, shefja e shtetit shpenzoi 12 mijë e 600 euro. Shpenzimet më të mëdha shkuan në bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, të cilat buxhetit të shtetit i kushtuan 48 mijë euro, pra më shumë se gjysma e shpenzimeve totale.

Ashtu siç e parasheh edhe ligji, presidentja me staf shpenzoi edhe në karburante. 9 mijë euro i kushtoi shtetit furnizimi me derivate për të punësuarit në presidencë. Ndërsa, vetëm 3 mijë e 400 euro, presidentja i harxhoi në dreka dhe darka zyrtare. E kokteji protokollar me rastin e Javës së Gruas kushtoi 1 mijë e 58 euro.

Të gjitha këto kapin vlerën prej 75 mijë euro shpenzime në një interval kohor prej gjashtë muajsh. Ndërkohë, rreth 11 mijë euro të tjera u shpenzuan nga Administrata, përfshirë harxhimet për ish-Presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete. Gjatë vitit 2021, presidentja Osmani me staf shpenzoi në total 107 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...