35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Uashingtoni thirrje shtetasve amerikanë të largohen menjëherë nga Ukraina/ “Rusia po përgatitet të godasë…

Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje të martën shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste në ditët në vijim infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.

Paralajmërimi vjen ndërsa më 24 gusht shënohen plot 6 muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.

Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.

Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.

 

 

Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni lëshon një paralajmërim të tillë, por në këtë rast paralajmërimi vjen ndërsa Ukraina shënon përvjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik.

Njoftimi vjen gjithashtu pas vrasjes të shtunën me një makinë bombë të Darya Dugina-s, vajzës së një ultra-nacionalisti të njohur rus, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Putin. Moska ka fajësuar për vrasjen agjentë të zbulimit ukrainas, një akuzë që Kievi e ka hedhur poshtë./ VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...