35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Vodhi kamionçinën në fidanishten ku punonte, kamerat ‘nxjerrin zbuluar’ 51 vjeçarin

Zbardhet vjedhja e kamionçinës në fidanishten e luleve në Mullet disa ditë më parë nga Afrim Agasi.

Pamjet filmike dhe kontrollet e banesave zbuluan si autor 51 vjeçarin nga Ishmi i Durrësit. Agasi pranon vjedhjen dhe deklaron se e bëri për shkaqe ekonomike. Hetimet e Komisaristit nr 1 në Tiranë zbuluan vjedhjen e ndodhur këtë të hënë, ndërsa në kuadër të hetimit u zbulua se Agasi mbante një çantë shpine me mbishkrimin “Nike” në momentin kur mori kamionçinën dhe e fshehu në afërsi të Ishmit.

Të nesërmen pas vjedhjes, ai nuk paraqit në punë tek fidanishtja, ç’ka edhe ngriti dyshime tek pronari i mjetit.

“Jam i penduar për krimin e kryer” deklaroi ai këtë të enjte para togave të zeza ku kishte dalë për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës e ka lënë në burg 51 vjeçarin me akuzën e vjedhjes. Ai ra në prangat e shërbimeve të Komisariatit nr 1 të Martën në Tiranë ndërsa blutë e Durrësit e kishin identifikuar për vjedhjen e një automjeti në pronësi të shtetasit G.R. më datë 22 Gusht të këtij viti.

Automjeti në fjalë kap një vlerë të konsiderueshme dhe cilësohet i kushtueshëm. Ndërkohë, Agasi rezulton të jetë person me precedent penal të mëparshëm pasi në vitin 2017 u arrestua në fshatin Ishëm ku edhe banon, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet 1 kg e 654 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...