31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Impiantet nga Bangladeshi në Vlorë”/ Berisha: “Kostoja për dy vite 760 mln euro, një shpërdorim të tmerrshëm në fushën e energjisë”

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se është bërë një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Kreu i PD tha se nga Bangladeshi po vijnë impiante për prodhimin e energjisë,.

“ Dua të sjell në vëmendje e publikut, një zhvillim anti ekonomik mjaft të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë.

Anija që po sjell impiantet nga Bangladeshi për prodhimin e energjisë, në portin e Vlorës, ka hyrë në kanalin e Suezit.

760 milionë euro është e llogaritur nga specialistët më të mirë, kostoja për 2 vite që do të punojnë këto impiante, përfshirë këtu qiranë dhe naftën që shpenzojnë.
Më poshtë keni të detajuar nga ekspertët koston e tyre.
Kostoja ditore e tyre është kjo: Për prodhimin e 1 megavati, këto impiante harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë. Nëse e shumëzojmë me 220 litra, ata shpenzojnë 580800 litra naftë në ditë. 580800 litra naftë, nëse i shumëzojmë jo me 2300 sa është sot dhe më shumë, por vetëm me 1900 lekë, impiantet harxhojnë në ditë 949672 euro. Por kjo është vetëm nafta.
Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91.117 euro. Në total, është 1.490.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit, këto 1.490.799 euro shpenzohen për prodhimin e 2640 megavat, prodhimi ditor. Do të thotë se 1 megavat kushton 398 euro, pra rreth 400 euro.Kostoja për dy vite qira, pra për 730 ditë del mbi 761 milionë euro.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...