31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

PD do bashkohet me Partinë e Lirisë?/ Berisha: “Partitë e vërteta janë bashkë për t’i prerë biletën Edi Ramës”

Ish- kryeministri Berisha u pyet  nëse demokratët janë dakord që të bashkohen me Partinë e Lirisë, duke qenë se PL është praktikisht ish-LSI-ja.

Berisha theksoi se nuk ka nevojë që në mesin e demokratëve të ketë referendum për këtë çështje, sepse ekziston një arsye madhore që bën bashkë qytetarët dhe ai është largimi i Ramës nga pushteti, si një e keqe e madhe e Shqipërisë.

Berisha theksoi se PD, Partia e Lirisë, shoqëritë civile dhe qytetarët janë që t’i pritet bileta Ramës për keqqeverisjen.

“Ju përmendët dakordësinë për referendumin, ka një tjetër dakordësi më supreme dhe ajo është që t’i jepen duart Ramës sa më parë. Këtu PD, Partia e Lirisë, partitë e vërteta opozitare, shoqëria civile dhe mbrojtësit e kauzave, të gjithë janë bashkë për t’i prerë biletën këtij njeriu, që është kthyer në problemin më madhor të shqiptarëve pas Enver Hoxhës në politikë.

Ky objektiv tejkalon të gjitha problemet e tjera. Ne do të jemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama, sepse ka afera korruptive madhore përditë nga më të ndryshmet”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...