31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

U kap në uzinën e armëve në Gramsh, gjykata në Moskë lëshon urdhër arresti për rusen

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në emër të ruses Svetlana Timofeyeva, duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin në shtetin e saj. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e lajmeve TASS.

Gjykata, gjithnjë sipas TASS, ka dhënë këtë vendim në mungesë ndaj Timofeyeva-s me akuzën e posedimit të materialeve sensitive.

Svetlana Timofeyeva akuzohet në Shqipëri se është pjesë e agjenturave ruse dhe kishte ardhur me mision në vendin tonë. Veprimi që shton të panjohurat në ngjarje është se Rusia kërkon ekstradimin urgjent të Timofeyevës.

Timofeyeva njihet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka shumë ndjekës.

Timofeyeva dhe dy persona të tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s.

Fabrika e armëve në Gramsh është hapur më 1962 për të prodhuar pushkë të llojit AK-47 dhe armë tjera.

Aty është ndalur prodhimi pas rënies së komunizmit më 1990 dhe më pas ka nisur shkatërrimi i armëve. Fabrika përdoret ende për të riparuar armë ushtarake, mirëpo nuk prodhon më të tilla.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda. Ai ka hedhur spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që kanë tentuar të kapin të dyshuarit.

Më 24 gusht, autoritetet shqiptare morën vendimin që të dyshuarit të qëndrojnë në burg, deri në mbyllje të hetimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...