23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Austria nis fushatën për të penguar emigrantët, sistemi i azilit në kufi të kapacitetit

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar migrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij, sistemi i azilit është pothuajse në kufirin e kapacitetit të tij.

Për disa ditë, Ministri i Brendshëm i Partisë Popullore Austriake, ÖVP, Gerhard Karner nuk humbet asnjë rast për të paralajmëruar se sistemi i azilit së shpejti mund të mbingarkohet. Kështu ndodhi sërish këtë javë në televizionin ORF: “Kemi një numër rekord kërkesash për azil. Në vitin 2022 deri në fund të korrikut ishin 42 mijë. Kjo është më shumë se gjithë vitin e kaluar”.

Prezantimi i një fushate në internet

Kjo është arsyeja pse ministria e Karnerit prezantoi një fushatë në internet. Ajo synon të pengojë azilkërkuesit e mundshëm që të nisen për në Evropë. Fushata zhvillohet kryesisht në Facebook, Instagram dhe në Google Ads në tetë vende. Fokusi është në Marok, Tunizi dhe Indi, shkruan Deutsche Welle.

“Një rrotë që duhet rrotulluar gjithashtu është edhe informimi i duhur i migrantëve të mundshëm në vendet e origjinës. Në këtë fushë nuk duhet t’ia lëmë fuqinë e interpretimit kontrabandistëve. Jam i bindur se kjo është qind për qind e drejtë”.

“Nuk mund të rrish”

Në pamjet, për shembull, shihet një roje kufiri me një qen stani, duke qëndruar përballë një gardhi kufiri me tela me gjemba, me mbishkrimin poshtë “Nuk ka rrugë” Në pamje të tjera mund të lexojmë në gjuhë të ndryshme: “Nuk mund të qëndrosh” ose “Do të dështosh”.

Judith Kohlenberger, një studiuese vjeneze e migracionit, kritikon: “Nuk ka asnjë provë për suksesin e fushatave të tilla informuese”.

Ideja e një fushate kundër azilit nuk është vërtet e re në Austri. Një fushatë e tillë e ngjashme u prezantua në mars 2016. Një faktor i rëndësishëm janë paratë: parandalimi online këtë herë kushton 260.000 euro: “Mendoni vetëm se me këto para, ne mund të mirëpresim shumë gra dhe vajza afgane dhe t’u garantojmë atyre qasjen në arsim këtu,” thotë Kohlenbergeri.

Kritika e partnerit të koalicionit

Studiuesit nuk janë të vetmit që e shohin fushatën me skepticizëm. Kritika vijnë edhe nga partneri i koalicionit. Për shembull nga Eva Ernst-Dziedzic, nga Të Gjelbrit: “Ne duhet të krijojmë rrugë legale të largimit nga vendin. Edhe për këtë ranë dakord në programin e qeverisëK Të Gjelbrit dhe Partia Popullore, dhe që t’u japin njerëzve mundësinë të kërkojnë gjithashtu një vizë pune”.

Evropa ka nevojë për fuqi punëtore, shpjegon deputetja e Të Gjelbërve. “Kemi mungesë të fuqisë punëtore në Evropë. Kjo do të thotë se është më efektive të bashkëpunojmë me vendet ku njerëzit duan të shkojnë sesa të krijojmë një situatë çnjerëzore në kufijtë tanë të jashtëm dhe të nisim fushata online me një politikë parandaluese propagandistike, e cila, për mendimin tim, nuk do të arrijë shumë”, thotë Eva Ernst-Dziedzic.

Shumë njerëz që mbërrijnë në Austri vazhdojnë rrugën dhe nuk qëndrojnë fare këtu, thotë Ernst-Dziedzic. Përveç kësaj, çdo kërkesë për azil duhet të shqyrtohet, kjo është një e drejtë e njeriut.

Ministri i Brendshëm Karner përgjigjet: “Megjithatë, ne duhet të parandalojmë njerëzit që të nisen përtej Mesdheut, duke kërcënuar se do të mbyten ose grumbullohen në kamionë dhe rrezikojnë të mbyten atje”.

Politikania e të Gjelbërve: Fushata online nuk është zgjidhja e duhur

Të parandalosh njerëzit të ndërmarrin një udhëtim të rrezikshëm është një qëllim legjitim, thotë politikania e të Gjelbërve, Ernst-Dziedzic. Megjithatë, fushata në internet e Ministrisë së Brendshme nuk është zgjidhja e duhur. Më mirë do të ishte, sipas Ernst-Dziedzic, “që njerëzit të jenë në kontakt me refugjatët dhe migrantët nga vendi i tyre, të cilët u tregojnë atyre për këtë rrugë shumë shpesh kërcënuese për jetën dhe i këshillojnë që të mos e marrin atë”.

Është e qartë, për çështjet e migrimit ekzistojnë dallime botësh midis konservatorëve të ÖVP dhe Të Gjelbërve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...