29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Deputeti i PD-së: “Inceneratori i Elbasanit, nuk punon që në dhjetor, puna bëhet manualisht, punonjësit trajtohen si skllevër”

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se inceneratori i Elbasanit është shndërruar në godinë që i ngjan një burgu të sigurisë së lartë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Boçi theksoi se ky incenerator nuk punon që prej muajit dhjetor.

Mes të tjerash demokrati shton se punonjësit në incenarator trajtohen si skllevër, teksa bëjnë një punë të rëndë, duke marrë vetëm 290 mijë lekë të vjetra në muaj.

POSTIMI I BOÇIT
INCENERATORI SI ALKATRAZ. Hyrja për në inceneratorin e Elbasanit është mision i pamundur. Ngjan me një burg të sigurisë së lartë. Gazetarët konsiderohen rrezik dhe ndalohen.
Punonjësit kontrollohen me detaje. Mendoni se e gjithë kjo siguri është për të ruajtur plehrat?! A mos vallë arsyeja e kësaj sigurie është imunizimi nga spiunët rusë që ata të mos mund të vjedhin teknologjinë unike të Ramës të grabitjes së parave?!
As njëra e as tjetra!

Arsyeja është pengimi i shfaqes së korrupsionit që është bërë dhe vazhdon të bëhet me 27 milion eurot e grabitura nga Rama.
Inceneratori nuk është as në remont sepse ka që në dhjetor i fikur. Për ta ndezur e për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë. Bashkia Elbasan gjysëm e falimentuar, nuk e përballon dot.
Energjia e pretenduar për prodhim as nuk mund të mendohet.
Ndërkohë nga mungesa e funksionit, pothuaj të gjitha valvolat dhe filtrat kanë dalë jashtë përdorimit dhe kostoja e zëvendësimit është e lartë.
Personeli është i përgjysmuar dhe nuk ka asnjë specialist.
Puna është tërësisht manuale, si dikur në fushën klasike të plehrave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...