26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Si mund ta shijosh një mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm pa e kaluar masën e sheqerit

Një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, më të shpejta, më të thjeshta dhe më të shëndetshme mund të realizohet me një krem të shijshëm smoothie. Nëse e ke merak sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve, ja ku vjen shpjegimi nga dietologia e certifikuar Leslie Langevin, (MS, RD, CD në ‘Whole Health Nutrition’), e cila këshillon se si mund ta shijosh një smoothie për mëngjes pa e kaluar masën e sheqerit.

Të gjithë dietologët bien dakord në një pikë: sheqeri në një smoothie nuk duhet ta kalojë sasinë e 10 gramëve dhe sheqeri që marrim nga frutat është i ndryshëm nga sheqeri që merret bashkë me fibrat, vitaminat apo mineralet e tjera. Sheqeri, në çdo kohë mund të shkaktojë rritje të madhe në nivelet e sheqerit në gjak: “Një smoothie me të gjitha frutat do të ishte një ide shumë e mirë mëngjesi, por është shumë e rëndësishme të dini që kjo mënyrë rrit ndjeshëm nivelet e sheqerit” – thotë dietologia. Kështu, zgjidhja më e mirë që shtrojnë dietologët është të kombinosh frutat me perimet, në mënyrë që ndihesh e ngopur, si dhe të mos e teprosh me sheqerin:

1. Bashkë me proteinat dhe karbohidratet vjen edhe sheqeri. Për të mbajtur në gjendje optimale nivelin e sheqerit, zgjidh sasinë mes 50 dhe 60 gr karbohidrate në ditë.

2. Sa më shumë fruta që kanë përmbajtje të ulët sheqeri si manaferrat, boronicat, luleshtrydhet.

3. Fibrat në një smoothie nuk duhet të kalojnë sasinë e 10 gramëve, kështu që në frutat e zgjedhura me pak sheqer, shto edhe spinaqin ose lakrën jeshile, brokolin, arrat, bajamet ose edhe fara. Këta përbërës do të të ndihmojnë të jesh në gjendje të ngopur gjithë ditën.

4. Proteinat në një smoothie, po ashtu nuk duhet ta kalojnë sasinë e vendosur (10 deri në 15 gram). Fibrat sigurohen tek arrat, fasulet, kosi natyral (gjithmonë kontrollo etiketën për të parë përmbajtjen më të ulët të sheqerit).

5. Një gjë tjetër që nuk duhet anashkaluar është shtesa e suplementëve në blender. Mjalti është një alternativë e mirë për ta shtuar në smoothie, por edhe nëse zgjedh suplemente të tjera, nuk duhet të shtosh më shumë se një lugë çaji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...