Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga pesë persona, pasditen e së shtunës.
Në një postim në Twitter, Zeqiri ka kërkuar që të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës.
“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pestë!”,
Deri tani janë arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar, por ende është në arrati.
Tre prej të arrestuarve janë të mitur, derisa i katërti është një person i moshës 26-vjeçare.