19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Rikthimi i lojërave të fatit/ Rama pranon: Lulëzuan bastet online në të zezë, por ja ku jemi sot do të…

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se në Shqipëri lojërat e fatit lulëzuan në të zezë në tregun online.

Gjatë dëgjesës publike, Rama tha se sot janë parë anët pozitive dhe negative të vendimit për mbylljen e lojërave të fatit dhe tashmë ka ardhur koha që të bëhet dëgjesë për rihapjen e basteve sportive.

“Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publikisht kanë kërkuar të konsiderojnë rikthimin e basteve sportive. Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë komunikimin me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimet nga afër. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin duhet të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht lojërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike. Ishte një pafundësi sallash me bingo e makinaeta, ekrane, baste, ishin një shqetësim i madh. Ishin ngjarje që u katandisën deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim i drejtë dhe i duhur. Në atë kohë, debati i bërë në fakt mbeti me pro dhe kundra brenda nesh.

Para se të merrnim vendimin për të mbyllur bastet sportive, ishte një debat pro apo kundër, ishte një debat që u nxitëm edhe nga partnerët që ne e përgatitëm atë ndërmarrje. Ekspertët na këshilluan që bastet sporive ta konsideronim jashtë kësaj pjese, të ishte jashtë vendimmarrjes së përgjithshme duke na paralajmëruar për lulëzimin në të zeze si pasojë e teknologjisë. Sot situata është e tillë që ne nuk morëm asgjë në konsideratë pa llogaritur edhe batërdinë dhe debatin politik ku u hodhën pretendime pa asnjë bazë. Gjatë kësaj kohe pamë anën pozitive të mbylljes së basteve por edhe anën negative ku ky aktivitet lulëzoi në të zezë online ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet, një përpjekje që ka pasur rezultatet e veta por ka hasur dhe vështirësitë e veta objektive.. Sot jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe ne brenda nesh kemi diskutimin tonë. Ministrja e Sportit ka më shumë tendencën të jetë në krahun tuaj pasi me të ardhurat e basteve sportive do të jenë më shumë në funksion të sportit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...