10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha denoncon largimin nga detyra të ish drejtorit të Policisë: “Pati fatin të bjerë në korent, korenti ishte afera e call center ku doli emri i Olsi Ramës”

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot largimin nga detyra me vendim te Qeverisë të ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano duke treguar disa “prapaskena”.

“Mafia shtetërore po shtrengon në mënyrë të rrufeshme radhët, vetëm zhvillimet e djeshme jnë një dëshmi se në strofullën e tyre nuk ka paqe.

Shkarkohet pa asnjë motiv evident, drejtori i Përgjityhshëm i Poilicisë.

Nuk them se përfaqësonte ndonjë zyrtar të mirëfilltë, por e vërteta është që ai pati fatin të bjerë në korent, korenti ishte afera e call center ku doli emri i Olsi Ramës.

Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani.

Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan policisë shqiptare, këtij.

Iku Nano sepse 2.2 tonë drogë në Itali në ngarkesën e fundit nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Cucit.

Ato kam pasion unë tha ai, nuk merrem me skafe, na doëln velat transportuesit kryesorë të drogës.

Pra nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase, por pat naivitetin e jo sinqeritet, që këto të mos i mbulojë.

Kush iku tjetër me të? Iku dhe drejtorja e Agjencisë së luftës kundër Pastrimit të Parave, ishte emër formal në atë detyrë. Iku, do vijë një militant i thekur i PS që të shndërrohet në agjencia e mbrojtjes së larjes së parave të krimi.

Në një kohë kur Shqipëria është cilësuar si qendra operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Evropës dhe botës. Kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigande të ngritura mbi kokainën, heroinën dhe kanabisin që kanë marrë erë në gjithë botën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...