38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Partia e Lirisë publikon masat e marra nga Kosova për përballimin e krizës: “Shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka deklaruar se masat e marra së fundmi nga qeveria e Kosovës në ndihmë të qytetarëve, është pikërisht arsyeja se përse kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti.

Ai publikuar masat e shpallur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që parashikon një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, duke shtuar se për shqiptarët e Shqipërisë taksat e të cilëve vidhen pa pushim, laku po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

Blushi u thekson se Kosova edhe pse me një buxhet dyfish më të ulët se Shqipëria, miraton një paketë ndihmë që lehtëson qytetarët, ndërsa taksat e shqiptarëve vidhen nga inceneratorët edhe rrugët e florinjta.

Statusi i Tedi Blushit

Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!

Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.

Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:

150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.

SUBVENCIONIM të faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë elektrike.

DYFISHIM të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.

100 EURO mbështetje për pensionistët.

100 EURO mbështetje për studentët.

100 EURO mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.

50 EURO shtesë për punëtorë të sektorit publik.

SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.

Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:

ZERO RRITJE reale pensionesh.

ZERO RRITJE rrogash për administratën publike.

ZERO KOMPENSIM për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!

ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produketeve të tjera ushqimore.

ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të karburanteve!

ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të ilaçeve.

ZERO SUBVENCIONIM për çmimin e lartë të energjisë elektrike.

Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...