10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Tedi Blushi flet për aksionin opozitar: “Shtatori do të jetë nisja e një revolucioni të plotë”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në Korçë për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale. Ai tha se Korça do të jetë qyteti i parë që do i japë Ramës goditjen për t’u larguar nga pushteti.

Në një prononcim për mediat pas zhvillimit të  takimit, u shpreh se shtatori është fillimi i pranverës së një Shqipërie demokratike.

Ai u shpreh se PL është bashkë me Partinë Demokratike për të rrëzuar qeverinë, çka tha se do të arrihet me protesta e zgjedhje.

Blushi u shpreh se opozita është e bashkuar për të rrëzuar qeverinë e bandave dhe se ka ikur koha e një opozite me kryetarë partish të caktuar nga Rama.

“Kemi pasur një takim me strukturat e lirisë në Korçë për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të ardhshme dhe për ta nisur nga këtu betejën për shembjen e shpejtë të Edi Ramës. Korça do i japë e para goditjen. Më vjen mirë që pashë struktura të motivuara gati për aksionin e madh politik të shtatorit. Do i japim një përgjigje Edi Ramës dhe bandës së tij që ka marrë peng qytetin e Korçës”, u shpreh ai.

Blushi nënvizoi se protesta e parë e opozitës do të jetë shumë e afërt në kohë ndërsa nënvizoi se janë në koordinim të plotë me PD.

“Është një dëshmi e qartë pse Edi Rama është shporrur një orë e më parë. Në një vit qeveria nuk ka marrë asnjë nismë ligjore në ndihmë të shtresave në nevojë. Asnjë paketë reale. Jeni të gjithë dëshmitarë që ka zero rritje pagash dhe pensionesh. Apo rimbursim për rritjen e çmimeve. Zero subvencionim për naftën dhe energjinë elektrike. Nuk e di çfarë mund të bëjë më keq se kaq.

Një datë nuk e kemi për momentin por do jetë shumë e afërt. Shtatori do të jetë nisja e një revolucioni të plotë. Jemi në koordinim të plotë me PD për të nisur aksionin politik për largimin e kësaj qeverie. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund. Opozita është e bashkuar. Nuk besoj se ka vend më. Mesazhi ka qenë i qartë”, tha Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...