21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Politikanët në Kosovë ceremoni përkujtimi në shenjtërimin e Nënë Terezës: Ishte nëna e madhe!

Në 25 vjetorin e vdekjes së humanistës Nënës Terezë, krerët shtetërorë të Kosovës kanë vizituar shtatoren e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë duke e përkujtuar atë.

Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca e çmuan dhe nderuan lartë jetën dhe veprën e saj.

Presidentja Osmani tha se Nëna Terezë ishte nëna e madhe e gjithë botes dhe jo vetëm e popullit shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta përkujtuar Shën Terezën, nënen e madhe e cila dha një shembull për të gjihë botën dhe jo vetëm për popullin shqiptar. Sot e kujtojmë me krenari gjithë veprën dhe misionin e saj që iu tregoj gjeneratave të reja që dashuria dhe respekti duhet të jenë udhërrëfyes në jetën tonë të përditshme”, tha ajo.

Në anën tjetër kryeministri Kurti, deklaroi se ajo i dha shumë botës dhe nuk mori asgjë për veten e saj dhe kjo duhet të mirret si shembull nga të gjithë.

“Jeta e Nënës Terezë është vepër për të gjithë njerëzimin, nga një bijë e popullit tonë ajo u bë nëna e gjithë botës. Ne e afirmojmë sot atë për tu marr shembull se si duhet të veprohet për të mirën e përgjithshme. Ajo I dha shumë botës dhe nuk mori asgjë”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se shembulli dhe puna e saj ka inspiruar miliona njerëz në botë për të bërë bamirësi.

“Po e nderojmë dhe kujtojmë simbolin e rëndësishëm të kombit shqiptar dhe të mbarë botës, Nënën Tereze. Shembulli i saj ka inspiruar milliona njerëz anë e mbanë botës, mirëpo ajo nuk e harroj asnjëherë popullin shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...