17.5 C
Tiranë
Friday, September 27, 2024
spot_img

Alibeaj për situatën brenda në PD: “Gjatë kësaj periudhe çoroditje, s’ke dëgjuar nga unë apo kolegët tanë që t’i fryjmë zjarrit”

Enkelejd Alibeaj tha se dekomunistizimi është nevojë e shoqërisë shqiptare. Po ashtu theksoi se çështja e lustracionit është çuar gjithmonë përpara nga PD.

Enkelejd Alibeaj tha se dekomunistizimi është nevojë e shoqërisë shqiptare. Po ashtu theksoi se çështja e lustracionit është çuar gjithmonë përpara nga PD.

“Ajo çfarë u deklarua këtu ishin prioritete parlamentare të veprimtarisë së Grupit Parlamentar. Aksioni politik është ai që na bën bashkë. Çështjet do të konkretizohen dhe secili do të mbajë qëndrimin e tij. Për ne që kemi rënë dakord për këtë çështje , ajo çfarë na bën bashkë janë këto gjëra. Deputetët kanë qëndrimin e tyre dhe kam përshtypje se për këtë çështje nuk ka asnjë ndasi mes nesh.

Pyetje: PD e Berishës ka deklaruar se do të bashkëpunojë me Partinë e Lirisë?

Alibeaj: Do të ketë një tjetër moment ku do të diskutojmë për këtë çështje,. Sot është me rëndësi të diskutojmë për çështje që janë prioritete të veprimtarisë parlamentare të grupit parlamentar të PD.

Pyetje: Një pikë ku bashkoheni të gjithë si demokratë?

Alibeaj: Çështjet e dekomunistizimit janë çështje të moralit politik, apo ideologjik, janë të PD. Kështu ka ndodhur. Kemi depozituar 3 iniciativa ligjore, janë të pamjaftueshme. Çështja e lustracionit është në respekt të moralit se si duhet bërë, për të mos u shndërruar në mjet të vogël të lutës së ngushtë politike, duke mos u bazuar te hakmarrja, por duke i bërë shërbim shoqërisë shqiptare. Fakt që përmenda një fjalë delikate si ‘çoroditje; për të bërë një opozitë serioze, dhe kjo është për keqardhje me thënë të drejtën. Po të lexosh prioritetet tona janë thirrje për këdo, mbi të gjitha për deputetët, për të mbështetur prioritetet. Thirrjet për t’u orientuar dhe  për t’i shërbyer betejës opozitare si shqiptarët na besuan 1 vit e ca më parë, bëhen aktet. A kemi qëlluar në shenjë apo jo, kjo është për t’u gjykuar. Sot kjo është ajo çka kemi zgjedhur, më tepër aktet se sa fjalët. Gjatë kësaj periudhe çoroditje, s’ke dëgjuar nga unë apo kolegët tanë që t’i fryjmë këtë zjarri. Kanë ulur kokën me idenë se do vijë momenti që të kthjellohet situata. Kemi bërë një akt të parë për të deklaruar se këto janë orientime dhe prioritete tonat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT