9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Meta: “Brenda 24 orësh do të njoftojmë protestën e parë, PL ka një axhendë të saj për të nisur një protestë anti-korrupsion”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët do të mësojnë në këto 24 orët e fundit se kur do të jetë protesta e radhës.

Ai u shpreh se protestat do të mbahen përpara parlamentit duke theksuar se ai është vendi ku vidhen çdo ditë qytetarët.

Meta tha se Partia e Lirisë ka një axhendë dhe se do të protestohet atje ku ka padrejtësi.

Nuk është bërë asnjë tentativë e tillë. Dua të bëj të qartë që nuk do të habiteni që në mënyrë të vazhdueshme të jem përpara parlamentit bashkë me qytetarët që ndihen të papërfaqësuar nga një parlament me vota të vjedhura. Siç e tregojnë raportet shteti u shkri njësh me partinë. Forca më e dëmtuar ishte ish LSI e cila në vend që të kishte 12 mandate me ato vota ka vetëm 4 mandate.

Kjo forcë politike qëndron në sheshe. Jo vetëm brenda parlamentit me katër deputetët por përballë tij me zërin e qytetarëve. Vendi ka nevojë që çdo minutë të gjithë të protestojnë aty ku janë.

Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. 

PL ka një axhendë të saj për të nisur një protestë anti-korrupsion. Protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë protesta aty ku ndodh krimi dhe ku vidhet qytetari me taksat e tij. Kemi një axhendë të qartë përveç mbështetjes që i japim qytetarëve”, tha Meta

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...