23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Kreu i Bashkisë Shijak i përgjigjet Metës: Është zjarrvënie e qëllimshme, e stisur nga opozita

Tymi e flakët kanë përfshirë dje dhe sot sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Shijakut, ku janë djegur një sasi e madhe plehrash.

Kreu i Partisë Lirisë Ilir Meta e quajti krim mjedisor duke hedhur akuza mbi bashkinë e këtij qyteti se po djeg tonelata me plehra si mekanizëm i tyre për të ‘pastruar’ mjedisin dhe se po helmojnë banorët me ndotjen e krijuar.

Elton Arbana tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ai madje theksoi se është një akt i opozitës për të prodhuar lajme dhe se një grup zjarrfikësish tashmë po merren me neutralizimin e flakëve.

“Kishin vënë mbrëmë një zjarr të qëllimshmë, sot e kanë vënë në territorin, kemi marrë masat për neutralizimin e flakëve. S’është djegie nga njerëzit e bashkisë tonë por e qëllimshme po nga opozita për ta kthyer në lajm. Nuk është ajo q ëish-presidenti ka shkruar në rrjete sociale. Rast pas rasti ne hetojmë, dhe jo më pak se para 5 minutash me erdhi informacion se kanë kapur një tjetër person përgjegjës për zjarrëvënie në Maminas”-tha Arbana.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...