25.8 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Sulmi ndaj Prestige Resort/ Ina Zhupa: “Socialistët mundohen ta kalojnë e të fitojnë kohë, e kuptojnë që janë duke bërë një sulm të madh”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se ndërhyrja e paligjshme e IKMT-së në Prestige Resort është një sulm i pastër për të kontrolluar linjën editoriale të News 24, Balkanweb dhe Panorama.

Gjatë një interviste në News 24, Zhupa tha se deputetët e PD-së do të kërkojnë zhvillimin e një séance dëgjimore me institucionet shtetërore dhe grupin Focus Media News.  

Zhupa tha se me firmën e shtatë deputetëve do të kërkohet seancë dëgjimore, si e parashikon ligji, ndërsa theksoi se do dërgohen nga komisioni i Medias dhe shkresa zyrtarisht për informacione në ministrinë e Financave dhe tek grupi mediatik.

Pjesa socialiste donte ta kthente si çështje ndërtimore, kur në fakt s’është cështje ndërtimore. Nuk pranonin, se bëmë kërkesë për seancë dëgjimore me përfaqësues e “Fokus media Group”, nuk u pranua kjo kërkesë nga përfaqësuesit socialiste, Petro Koçi nënkryetar tha le të na sjellin informacionet në rrugë zyrtare.

Ne do ju dërgojmë një kërkesë e do insistojmë që shqiptarët duhet të dëgjojnë të vërtetën nga zëri i drejtuesve të televizionit e grupit mediatik për të kuptuar shantazhin që i bëhet medias.

E njëjta strategji si me Agon Channel me qëllim kryesor për të mbyllur median.

E tregojnë me shkresën që i kanë dërgur TV për të liruar godint ndërkohë që shihet invesitmi i bërë që e ka tejkaluar vlerën e godinave.

Pavarësisht kundërshtimeve na e lejon rregullorja e parlamentit kur 7 deputetë me firmë kërkojnë seancë dëgjimore është e detyrueshme të bëhet, ne pranuam të marrin informacione që ata të mos bojkotojnë seancën që të jenë aty e të dëgjiojnë të vërtetën.

Socialistët mundohen ta kalojnë e të fitojnë kohë duke kërkuar informacion zyrtar se vetë ministritë e tyre do e vonojnë informacionin zyrtar. I duan në rrugë zyrtare se dhe mund të manipulohen, është strategji për të fituar kohë se dokumentet janë publike, e kuptojnë që janë duke bërë një sulm të madh ndaj një mediumi shumë të madh”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...