17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Policia sekuestron 25 mijë litra naftë kontrabandë në portin e Durrësit, 4 të arrestuar, dy prej tyre vëllezër

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e naftës kontrabandë të sekuestruar në portin e Durrësit. Mësohet se në total, janë sekuestruar 25 mijë litra naftë që vinte nga Lindja e Mesme dhe do të tregtohej në Shqipëri.

Në pranga janë vënë 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezërit Shpëtim dhe Roland Cani, që ndodheshin në bordin e anijes që transportonte naftën.

Njoftimi i Plotë:

Durrës / Kontrolle intensive në tokë dhe det, nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe DVP Durrës, në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, si dhe me ekipin monitorues të Guardia di Finanza, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshëm.

Finalizohet plani operacional policor i koduar “Diesel 2”.

Evidentohen dhe goditen brenda pak orëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre rasteve, 2 prej tyre vëllezër.

Gjenden dhe sekuestrohen rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjerë, të dyshuar të kontrabanduar.

Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar “Diesel 2”, në kuadër të të cilit janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

Në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer shtetasi N. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...