23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Miliona dollarë për sigurinë kibernetike”, Tabaku: “Provat e reja t’i raportohen Komisionit të Sigurisë”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që goditi vendin tonë gjatë muajve të verës.

Në një postim në Facebook, ajo shton se janë shpenzuar miliona dollarë nga buxheti për sigurinë kibernetike, ndërsa shton se rezultatet lënë për të dëshiruar.

Ajo shkruan se ky është një mesazh i qartë i vulnerabilitetit dhe vuri në provë sigurinë kombëtare. Tabaku thekson se provat e reja duhet të bëhen publike dhe t’i raportohen Komisionit të Sigurisë.

Postimi:

Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.

Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.

A duhet të kishim dikë përgjegjës?

Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.

Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.

Në epokën e digjitalizimit një vend i NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Fatkeqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.

Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dhe preferencave politike për interesa elektorale.

Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...