30 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Djegia e mbetjeve në Shijak/ Brisida Shehaj: “Shijaku ‘i pastër’ s’është falas, ja kontratat e lidhura mes bashkisë dhe inceneratorit të Tiranës”

Partia e Lirisë ka përgënjeshtruar një deklaratë të bërë ditën e djeshme nga kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana i cili tha se mbetjet e qytetit depozitohen falas.

Koordinatorja Kombetare e Luftes kunder Korrupsionit në PL, Brisida Shehaj publikoi gjatë deklaratës për medias një dokument ku Bashkia e Shijakut ka rënë dakord për ta paguajë 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar në kompaninë koncesionare të depozitimit të mbetjeve në Tiranë.

Shehaj u shpreh se marrëveshja është lidhur në datë 23 gusht dhe është firmosur nga vetë kryebashkiaku Elton Arbana.

“Ajo deklaratë ka një 15 ditësh të vërtetë. Ky është dokumenti i parë që bëjmë publik. BV ia drejton bashkisë së Shijakut dhe thotë referuar shtyrjes së afatit dhe në vijim të kërkesa, kompania i thotë keni të drejtë të depozitoni për 15 ditë falas pa paguar asnjë cent. Kjo është shkresa me firmën e zonjës Arjola Kodra.

Në datë 23 gusht të vitit 2021 lidhet marrëveshja që është lidhur me bashkinë Shijak për depozitimin e mbetjeve. Por çfarë thotë marrëveshja. Palët bien dakord që do të paguhen tarifa 29 euro për ton pas TVSH. Në faqen tjetër që është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Shijakut dhe Arjola Kodra për kompaninë. Kjo kontratë ka dhe një aneks që është firmosur nga Elton Arbana. Të tre ata që kanë firmosur kanë marrë angazhimet për detyrimet e qarkut Durrës. Në dokumentin tjetër të datës 1 tetor të vitit 2021 Inceneratorit i Tiranës i drejtohet Bashkisë së Shijakut në lidhje me pagesën për depozitimin në landfillin e Tiranës.

Tani po i vëmë në dijeni se ndoshta Elton Arbana për një Shijak më të pastër nuk e di që ka paguar para. Inceneratorit në datën 4 Tetor 2021 i drejton shkresë bashkisë së Shijakut. Dokumenti është rakordimi që është firmosur nga zoti Elton Arbana që për vetëm muajin shtator, detyrimi që ka bashkua është 14. 325. 07 euro. Më pas do të shihni dhe faturën tatimore. Kalojmë te fatura. Blerësi është zonja Pranvera Alushi, drejtoresha ekonomike. 1 740 26 lekë të reja. Shijaku paguan para dhe askush nuk e bën këtë shërbim falas. Ky është fakti i radhës si rilindasit mashtrojnë ditët për diell”, u shpreh Shehaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...