30 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Erdogan: “I kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot gjatë një konference për media në Beograd, se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket kalimit të kufijve me letërnjoftim.

Ai deklaroi se Turqia është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke folur për tensionet që ishin ngritur para dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti turk tha se Ankaraja zyrtare mbështet bisedimet dhe se i vjen mirë që janë ulur tensionet.

Ai para homologut serb, Aleksandar Vuçiç, theksoi edhe një herë qëndrimin e Turqisë sa i përket njohjes së Kosovës, duke thënë se është i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet.

 

“Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket targave të automjeteve, shpresoj që do të arrihet marrëveshje në një të ardhme të afërt – si dhe për shumë çështje tjera”, shtoi Erdogan.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...