24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

“Mbi të gjitha të respektojmë flamurin kuq e zi”, Rrumbullaku zgjidhet në krye të policisë

Muhamet Rrumbullaku është zgjedhur me vendim qeverie në krye të policisë së Shtetit, një javë pas shkarkimit t ëish-drejtorit Gledis Nano.

I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të Rrumbullakut, ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se ka një meszh të fundit për të, duke trajtuar si prioritet flamurin kuq e zi, përtej faktit se flamujt e aleatëve duhen respektuar.

“Kam një mesazh të fundit për zotin Rrumbullaku, ne mund të respektojmë flamuj të ndryshëm të aleatëve tanë, të cilët mund të ndryshojnë gjatë viteve, ama duhet mbi të gjitha të respektojmë flamurin kuq e zi”-tha Çuçi.

Ky mesazh ishte më tepër ironik për ish-kreun e policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili gjatë detyrës së tij kryente takime në vende të ndryshme të Europës. Shkarkimi i tij pati mjaft reagime, ndërsa vetë ai pranoi në një intervistë për media franceze se arsyeja ishte se shumë operacione ishin dekonspiruar, duke lënë të kuptohej se krimi ‘kishte nën kontroll’ policinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT