17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Plas keq’ mes Ramës dhe Bushatit: Injoranca ju ka sjellë këtu

Lidhur me paketën e re financiare të qeverisë për të përballuar krizën ka pasur debate dhe në seancën e sotme në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama theksoi se vendi ka mbajtur inflacionin në nivelet më të ulëta në rajon, ndërsa deputeti i PD-së Helidon Bushati ndërhyri gjatë fjalës së tij duke e kundërshtuar.

Rama me tone të rrepta tha se injoranca e përdorur si argument e ka sjellë opozitën në këtë gjendje.

PJESË NGA DEBATI:

Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh. Numrat janë të shkruar dhe të regjistruar. Por ndërkohë faza e mëtejshme do të shoqërohet për nevojën për të pasur transparencë. Nuk do të ketë dhënie me kërkim llogari. Njëkohësisht kemi vendosur që duke qenë se nuk e prekim çmimin e energjisë të vendosim një tavan. 96% e konsumatorëve konsumojnë më pak se 800 kilovat për orë. Janë vetëm 4%. Janë fakte dhe shifra, nuk janë opinione. Nuk janë përralla demokratike. Ne çdo kilovat orë e…

*ndërhyn Helidon Bushati

Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?

Rama: Ça ka ky mo? Ça ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri…Injoranca nuk është argument nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800, do të paguajë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...