19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi: “Sulmi në ‘Prestige Resort’, goditje ndaj medias së lirë, nuk mund ta kafshosh Irfanin dhe Mërtirin ta puthësh”

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Boçi u shpreh se e vetmja gjë që di të bëjë Rama është të dhunojë median e lirë, ndërsa u ndal edhe tek aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”, të cilën e vlerësoi si sulm ndaj medias së lirë.

“Këto ditë e keni parë dhe duke shqyer dhe kafshuar një ndër kolonat themelore mbi të cilat valëvitet ky flamur, që është media e lirë. Pamjet e ofruara nga Rama të sulmit brutal ndaj grupit mediatik nuk mund të qëndrojnë dot pranë këtij flamuri.

 

Në asnjë vend evropian nuk ndodh që te realizohet një sulm i tillë i pashembullt për të detyruar median të ndryshojë vijën editoriale të saj.

Çështja e Prestige Resort qartazi nuk është e një ndërtimi pa leje. U vërtetua që ishte Rama që kishte shkuar tek pishina e famshme ku ka 9 vite që lahet e shpëlahet si do vetë .

Jo vetëm ai por dhe shumë të tjerë e këtij krahu te mazhorances. Nuk ishte as çështje mos pagimi taksash se Irfani me bizneset e tij së paku i ka dhënë buxhetit të shtetit miliona euro e ka punësuar mijëra shqiptarë.

Nuk është as si bosët e incenerartorëve që kanë grabitur, marrë e helmuar dhe madje jan në kërkim kombëtar por së paku këtë Irfanin e tmerrshëm që paska bërë gjëmën ne Golem ti kishit dhënë statusin e investitorit strategjik. Kujt nuk ia keni dhënë me kuc e mac i keni dhënë këtë stauts e para nga pas për investime, e kanë marrë lloj lloj e jo më një biznesmen investimi i të cilit ka kaluar miliona euro.

Kjo duket që është një cështje e goditjes së lirisë së medias, shantazhi e kontrollit dhe përvetësimit përmes aksioneve, jo më kot shumë nga pushtetarët, qeveritarët, krimi kanë aksione në pohuaj gjithë bizneset e suksesshme në Shqipëri kundrej shantazhit për të ruajtur biznesin por janë gjëra që do dalin më pas.

Pamjet brutale të Prestige Resort nuk ishin rrufe në qiell të pastër. Rama e ka dëshmuar konistencën e sulmit ndaj medias e ka përdorur parimin dora që duhet puthur duhet puthur, dora që duhet kafshur duhet kafshuar.

Radhën për t’u kafshuar e kishte dora e Irfanit, bamirësit të biznesit dhe medias shqiptare, që doli armiku më i madh i qeverisjes.

Pak më parë folët këtu dhe kryeministri juaj njëkohësisht që ne si opozitë kemi vështirësi në leximin e akteve tuaja. Shqetësimi im nuk ka të bëjë për ata që kryejnë ndërtime pa leje. Shqetësimi im është për goditjen ndaj medias. Jeni ju dhe kryeministri juaj që sot e kësaj dite që nuk i gjobisnin evazorët por i jepnin para çdo muaj edhe pse janë në kërkim ndërkombëtar. Nuk mund ta kafshosh Irfanin dhe Mërtirin ta puthësh. Qytetarëve u jepni kërbaç.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...