19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

I quajti “deputetë të pavarur”, Flamur Noka i kthehet Nikollës: “Kush të urdhëron ty të shkelësh Kushtetutën?!”

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i ka cilësuar deputetët e PD-së, të Grupit të Rithemelimit, si të pavarur, por është kundërshtuar nga deputetët.

Flamur Noka tha se e kanë ngritur këtë shqetësim dhe më parë. “Unë jam Flamur Noka, deputet i PD. Me çfarë tagri ma shkruan emrin tek lista ‘deputet i pavarur jashtë grupeve parlamentare’?!

Ku e bazon ti që emrin tim e shënon si ‘të pavarur’?! Kush të urdhëron ty të shkelësh Kushtetutën?! Hera e fundit që ma shkruan emrin ‘i pavarur’”, theksoi Flamur Noka.

Ai deklaroi më tej se është zgjedhur nga demokratët deputet dhe jo nga Alibasha, duke iu referuar Alibeajt.
Noka i kërkoi t’i nxirrte një vendim dhe ku është i bazuar ai vendim për t’u quajtur i pavarur.

“Zonjë, ju jeni kryetare e Kuvendit, ju kur një deputet ta shënoni jashtë grupit parlamentar duhet t’i referoheni pikë së pari KQZ-së, sepse zonjë demokratët mua më kanë zgjedhur gjithë këto vite si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Alibasha, më kanë zgjedhur demokratët. Në KQZ unë kam qenë dhe jam deputet i PD-së. Më thoni cili nen i Kodit Zgjedhor, cili nen i rregullores, cili ligj i Kushtetutës, i jep të drejtë shërbëtorit të Edi Ramës të më përcaktojë mua jam deputet brenda grupeve apo jashtë grupeve. Se kush jam unë e dinë demokratët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës, Zallherrit, demokratët e Tiranës që më kanë votuar. Nuk mund të ma përcaktojë askush. Më tregoni qoftë dhe një vendim, nxirreni aty dhe i thoni shqiptarëve është ky vendim, i bazuar në këtë nen që Flamur Noka nuk është deputet i PD-së. Ju jeni thjesht spikere, nuk jeni e caktuar për të kombinuar as me Alibashën, as me askënd tjetër. Jeni aty për t’iu referuar ligjit, rregullores”, deklaroi Noka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...