19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

2 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën por jo vetëm, ja shtetet e tjera që do të përfitojnë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit tha se përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

Pjesa tjetër do të ndahet midis: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA.

Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt.

Blinken u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me diplomatët amerikanë dhe vizitoi një spital të fëmijëve, ku foli me të plagosurit nga bombardimet ruse, raporton Reuters.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar edhe dhënien e armëve për Ukrainën në vlerë prej 675 milionë dollarësh, njoftoi më herët gjatë së enjtes sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në pakon e re të ndihmës ushtarake do të përfshihen më shumë municione dhe sisteme kundërtanke Humvee, thanë zyrtarët.

Me pakon e fundit, ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën qëkur Biden është bërë president arrin vlerën e 15.2 miliardë dollarësh.

Para vizitës në Ukrainë, Blinken ka qëndruar edhe në Poloni, teksa Bjellorusia më 8 shtator njoftoi për stërvitje ushtrake në afërsi të kufirit polak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...