38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Berisha kujton kryengritjen e Postribës dhe shpërthen ndaj Ramës: Sot Shqipëria në rrezik të madh

Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë sot në Shkodër për të nderuar kryengritjen e Postribës. Berisha tha se 76 vite më parë Shkodra dhe veriu u pushtua nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, por se sot Shqipëria është në rrezik nga vendosja e pushtetit monist, në duart e një cubi që s’ka moral, as nder dhe që plaçkit qytetarët.

“76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944. Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtimi i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve që vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan në Shkodër dhe në veri Mehmet Shehu do t’i shkruante Enver Hoxhës se në kuptimin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por të tillë pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Veriut në tërësi. Por krahas këtij pushtimi, Shkodra, Shqipëria ishin në një pushtim të dytë”, tha Berisha.

“Por sot përsëri pas 76 vitesh Shqipëria është në një rrezik të madh sepse përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që s’ka moral, s’ka nder, s’ka asgjë që vjedh e plaçkit qytetarët dhe ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, vjedhur më shumë. Çfarë bëri me COVID-in nxori tanket, nga ana tjetër vidhte natë dhe ditë taksat ndaj dhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell. Me rritjen e çmimeve fiton qindra miliona, qyt i mashtron me thërrime. Sot përsëri Postriba është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

Idealet e tyre të lirisë do t’i mbrojmë dhe se Shqipërinë do ta mbrojmë nga ky regjim armiqësor, i egër, hajdut që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare. Ju ftoj të vazhdojmë qëndresën tonë gjer në përmbysjen përfundimtare të një armiku të egër që quhet Edi Rama”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...