Moti ditën e hënë parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare në relievet kodrinore-Malore.
Temperaturat do shkojnë në maksimale deri në 31 gradë celsius në qytetet e Elbasanit, Beratit, Fierit dhe Gjirokastrës, ndërsa minimale deri në 10 gradë celsius në qytetin e Bajram Currit.
Era pritet të fryjë nga 1m/s deri në 4m/s në orët e mesditës.