14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Durrësi vijon të vuaj ende pasojat e tërmetit , mësimi për shkollat e dëmtuara me turne

Durrësi vijon të vuaj ende pasojat e tërmetit të vitit 2019, prej të cilit bëhen gati 3 vite. Më të prekur janë nxënësit e shkollave që pritet të rindërohen ose rikonstruktohen, prej 3 vitesh ata zhvillojnë mësim me turne në shkolla të tjera.

Të tillë janë nxënësit e 2 gjimnazeve më të mëdha të qytetit “Gjergj Kastrioti” dhe “Naim Frashëri”, të cilat me vendim të këshillit bashkiak janë shembur, por në terren nuk janë larguar ende mbetjet inerte, jo më që të ketë filluar puna.

E njëjta situatë në shkollën “Benardina Qerraxhia”, e njohur si Mjeshtria Sportive.
Edhe konvikti përkatës është shembur, ndërsa zbatimi i projektit nuk ka filluar ende edhe këta nxënës do të vijojnë mësimin me turne.

Një situatë deri diku e ngjashme është me kantierin d ndërtimi është në shkollën 9-vjeçare “Eftali Koçi”. Ku në muajin prill të këtij viti, punimet u ndërprenë. Kjo pas një zbulimi arkeologjik, të cilësuar të rëndësishëm, pasi i përket 2400 viteve më parë. Ndërkohë, UNDP po harton një tjetër projekt, në lidhje me këtë objekt, pasi gjurma e mëparshme do të spostohet.

Situatë e pazakontë është në shkollën “14 Nëntori” e cila prej 4 vite mësim pasdite, madje po rikonstruktohet pas një rikonstruksioni. Fillimisht në 2017 firma zbatoi një projekt për rehabilitimin e godinës, i cili përfundoi në 2018, projekt që i kushtoi xhepave të qytetarëve 1 milion euro, por që shkuan dëm pasi objekti u dëmtua në nëntor të 2019 nga tërmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...