22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Erisa Xhixho në Kamëz: Prej marsit kjo shkollë në rikonstruktim, 900 nxënës pa mësim!

Deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari kanë qenë në shkollën “Ibrahim Basha” në Kamëz ku kanë marrë pjesë në një protestë të organizuar nga prindërit e nxënësve të cilët prej kohësh janë shpërndarë në shkolla të tjera, pasi shkolla e tyre i është nënshtruar rikonstruksionit.

Xhixho kërkoi llogari për tenderimin e kësaj shkolle, pasi punimet kishin nisur prej muajit mars dhe ende nuk kishte asnjë lloj përgjigjie se kur do të përfundonin apo në çfarë faze ishin, duke lënë të gjithë qytetarët pa asnjë përgjigjie.

“Edhe pse të larguar nga shkolla e tyre drejt shkollave të tjera të cilat janë një orë larg, përsëri nuk ka asnjë gjurmë të punimeve në këtë shkollë, nga marsi gjer më sot. Gjithashtu sot personalisht do dorëzoj në bashkinë e Kamzës këtë letër me këtë peticion të banorëve që nuk janë marrë në konsideratë. Në këtë letër janë të renditura disa pyetje lidhur me punimet e kësaj shkolle”-tha Xhixho.

Ndërkohë njëri prej qytetarëve u shpreh i indinjuar për shkak se 7 nipat e tij, ishin shpërndarë në shkolla të ndryshme të cilat ishin shumë larg banesave të tyre.

“Jam shumë i indinjuar për këta të bashkisë tonë këtu. Nëse bashkia nuk do kishte mundësi të investonte këtu, unë kam 7 nipa, të shpërndarë në disa shkolla. U detyrua një djalë i imi më tha nuk rri këtu sepse tha nuk kam ku t’i çoj në shkollë. Mua më dhemb zemra kur shoh që largohen.

Kjo shkollë që edukonte 1300 nxënës është vetëm gërmadhë. Pse e prishni mor vëlla, kur nuk keni fonde për ta rregulluar. I kërkoj kryebashkiakut dhe kryeministrit të marrë masa për këtë komunitet se do dalim aty të bllokojm rrugën”– u shpreh njëri prej qytetarëve.

“Sapo e pashë tani sërish, shkolla asnjë plasaritje nuk ka. Tani nuk e di se çfarë duan të bëjnë me të, apo duan t’ja japin ndonjë privati”- u shpreh një tjetër qytetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...