29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shpërngulja së popullsisë botërore drejt rritjes, 250 shqiptarë lëvizën në 2021

Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 33 milionë në 2021. Sipas një raporti të ri, të rinjtë nën moshën 25 vjeçare janë ata që kanq lëvizur më shumë globalisht, si pasojë e konfliktit, dhunës dhe fatkeqësitë natyrore.

Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Evropë gjatë muajve të fundit, ndërsa lufta në Ukrainë evoluon në krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë. Zhvendosja e fatkeqësive vazhdon të përfaqësojë një sfidë të rëndësishme globale me ndikimet e saj që ndihen në çdo cep të botës

Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 250 në 2021, me rritje të ndjeshme nga një vit më parë. Sipas raportit, nuk ka pasur konflikte që të detyrojë shtetasit shqiptarë të zhvendosen. Ndërsa shifra më e lartë raportohet në vitin 2015, përkatësisht 4200 janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore.

Sipas raportit, efektet e zhvendosjes së personave globalisht shkojnë përtej sigurisë, mirëqenies dhe edukimit të tyre. Një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur ka më shumë gjasa të kontribuojë në një shoqëri të barabartë dhe një ekonomi funksionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...