1.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Horoskopi ditor, e enjte, 22 Shtator 2022

Dashi

Planetët nuk do i keni në krah sot dhe nuk do keni një ditë shumë të mirë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj nuk ka për të qenë më aq e fortë sa më parë dhe kjo për shkak të mungesës së përkushtimit nga ana juaj. Do i përkushtoheni më tepër familjes dhe punës sot. Ju beqarët nuk do doni të bëni asgjë me detyrim dhe nëse ata që pëlqeni nuk do ua kthejnë do preferoni të prisni në qetësi. Në punë do jeni më guximtarë dhe do filloni një projekt të madh. Për financat kombinimi i yjeve nuk do jetë i favorshëm dhe herë pas here do ju dalin goxha probleme.

Demi

Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate

Binjakët

Mos i besoni shumë pamjes gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Në punë do kërkoni vetë të bashkëpunoni me një koleg me më shumë përvojë sepse do mësoni mjaft prej tij. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

Gaforrja

Yjet do i keni përherë pranë sot dhe në shumë momente do ju duket sikur asgjë nuk është e vështirë për t’u kaluar. Nëse keni një lidhje, rrjedha e gjërave do varen tërësisht nga sjellja që do keni me partnerin. Mos e acaroni atë dhe nga ana tjetër mos e lini asnjëherë pas dore. Ju beqarët duhet të jeni më të hapur ndaj personave të panjohur sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të fshihet pas tyre. Në punë do luftoni fort për të arritur atje ku dëshironi dhe përpjekjet tuaja do vlerësohen mjaft nga eprorët. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, megjithatë aspak e keqe.

Luani

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë. Nëse nuk flisni dhe qëndroni të mbyllur marrëdhënia juaj nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët ka mundësi të takoni princin e kaltër. Zemra do ju rrahë fort, trupi do ju mpihet dhe nuk do dini çfarë të bëni. Pickoni veten, reflektoni, kërkoni mendimin e miqve dhe më pas veproni. Në punë disa kolegë do mendojnë sikur ju doni t’i bllokoni dhe mund t’iu prishin planet me projektin që keni nisur. Financat do vazhdojnë të mbeten ende të paqëndrueshme.

Virgjëresha

Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.

Peshorja

Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë që keni ne krah. Nuk do mungojë edhe ndonjë surprizë e vogël. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do ndaleni asnjë moment për ta bërë për vete pavarësisht se do keni konkurrentë të fortë. Në punë do jeni më të duruar dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që do iu dalin. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi dhe gjithmonë me llogari.

Akrepi

Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papritura të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet. Bëni durim dhe sapo të gjeni momentin diskutoni hapur me partnerin. Ju beqarët do joshni dikë vetëm për t’i prishur punë një personi që keni inat dhe ky do jetë një gabim. Në punë tregohuni të kujdesshëm nga disa kolegë që mund t’ua punojnë mbrapa krahëve dhe mos kërkoni mendim nga askush për një projekt që keni nisur. Financat do ju bëjnë me ankth sepse do jenë goxha delikate.

Shigjetari

Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sa do ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.

Bricjapi

Jeta juaj do jetë e ndriçuar sot dhe nuk do mërziteni për asgjë. Nëse keni një lidhje do kaloni vetëm çaste të lumtura dhe të bukura pranë atij që dashuroni. Si ju ashtu edhe partneri do jeni pozitivë dhe do e merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët duhet të bëni vetëm pak kujdes me nxitimin. Vërtet personat që do takoni janë interesantë, por duhet të prisni pak para se të hidhni hapa. Në punë do jetë Marsi që do iu japë më shumë dinamizëm. Do jeni më të drejtpërdrejtë dhe sipërmarrës. Në planin financiar gjërat do fillojnë të kenë përmirësimet e para dhe do ndiheni shumë më të qetë.

Ujori

Qielli do hapet sot dhe do lindin rrezet e para te diellit. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente shumë të këndshme pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të sigurt për të hedhur hapa më tej. Ju beqarëve nuk do iu joshin më aventurat kalimtare dhe do jeni në kërkim të dashurisë së madhe. Mundësitë nuk do jenë shumë të mira, por të paktën do tentoni. Në punë Urani do ju ndihmojë t’i realizoni në mënyrën më të mirë projektet e nisura dhe do merrni plot vlerësime e falënderime. Edhe vetë do e kuptoni se tashmë e keni bërë çdo gjë dhe më mirë. Financat do jenë më të normalizuara.

Peshqit

Përgatituni për një ditë të ngrohtë dhe emocionuese sot. Nëse jeni në një lidhje do e forconi edhe më shumë marrëdhënien dhe do luftoni fort me rutinën që ka filluar t’iu pushtojë. Pasdite çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Nëse jeni beqarë pasioni do ju pushtojë si me magji sepse më në fund do filloni lidhjen me personin që aq shumë e keni adhuruar. Në punë mos prisni të arrini asgjë vetëm me ndihmën e të tjerëve, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Pozicionimi i Plutonit do bëjë që edhe buxheti të ekuilibrohet goxha. Nuk do jeni më impulsivë me shpenzimet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT