28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kundërshtuan thirrjen e Putinit për mobilizim , arrestohen mbi 1000 persona në Rusi

Mbi 1.000 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave që u organizuan në disa qytete për të kundërshtuar shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Protesta janë organizuar në Moskë, Shën Petersburg dhe në 30 qytete të tjera ruse, pasi Putini bëri njoftimin për mobilizimin më 21 shtator, tha organizata OVD-Info.

Deri në orën 22:00, sipas kohës lokale në Moskë, pothuajse 1.000 persona u ndaluan në protestat në Moskë dhe Shën Petersburg, tha kjo organizatë për të drejtat e njeriut. Ndërkaq, edhe afër 200 persona u arrestuan në qytete të tjera, përfshirë në Jekaterinburg, Krasnojarsk, Ufa, Krasnodor dhe Irkutsk.

Në Moskë, protestuan edhe shumë gra të cilat brohoritën “Jetë për fëmijët tanë”, dhe “Jo luftës”. Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, qindra persona protestuan në Moskë, teksa protestuesit formuan zinxhir njerëzor, duke u kapur për dore me njëri-tjetrin.

Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit ukrainas dhe brohoritën “Kundër mobilizimit” dhe “Rusia pa Putinin”.

Autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të përballen deri me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në këto protesta.

Në Shën Petersburg, kundërshtarët e urdhrit për mobilizim – përfshirë edhe shumë gra – u mblodhën para një katedraleje, ku u rrethuan nga policia. Ka pasur raportime se Policia ka rrahur protestuesit me shkopinj gome.

Putin, gjatë një adresimi drejtuar kombit, tha se mobilizimi do të nisë menjëherë. Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në muajin e shtatë dhe Kievi së fundmi, përmes një kundërofensive, ka arritur të rimarrë disa pjesë të territorit të okupuar nga forcat e Moskës.

Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake.

Ai tha se synon që ta “çlirojë” rajonin lindor ukrainas të Donbasit, duke pretenduar, pa ofruar asnjë dëshmi, se shumica e banorëve të këtij rajoni nuk duan të jetojnë nën Ukrainë.

Njoftimi për mobilizim të pjesshëm u bë një ditë pasi katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia njoftuan për plane për mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Planet për mbajtjen e këtyre votimeve janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...