19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Manja ka replikuar në Kuvend: “Ata që e sulmojnë SPAK-un sot janë nga krahu juaj”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar në Kuvend me deputetët demokratë. Duke u ndalur te deklarata e deputetes Jorida Tabaku për sulmet ndaj SPAK, Manja deklaroi se ata që e kanë bërë këtë gjë janë në kampin demokrat.

“Ata që e sulmojnë SPAK-un sot janë nga krahu juaj.Raporti im me drejtësinë është i tillë. Sa herë drejtësia të ketë punë me këtë maxhorancën ne jemi përgjigjur. Ndërsa krahu andej i ka shpëtuar drejtësisë më procedurë dhe raporte mjekësore.

Kur nuk ju vjen mirë e thoni fjalën dhe dilni nga salla se ju vjen orari i gjumit. Gjumi ju mori në qafë ju dhe ju ka sjellë këtu ku jeni. Për drejtësinë ka mbështetje nga maxhoranca sa herë të kërkohet. Kjo është ajo që na takon ne të bëjmë për drejtësinë. Hetimin dhe gjykimin e ka kompetencë të veten drejtësia”, tha Manja.

Ndërkohë deputeti i PD Emond Spaho u shpreh se ai që i jep udhëzime SPAK-ut se kë duhet të hetojë është kryeministri Edi Rama duke kujtuar deklaratën e këtij të fundit në asamblenë e Partisë Socialiste.

“Ministër edhe njëherë dua të pyes, nëse është ashtu si thoni ju pse kryeministri në asamblenë e PS i jep udhëzime sistemit të drejtësisë të hetojë X apo Y. I thotë që pret t’i shohë ata në burg”, u shpreh Spaho.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...