31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sali Berisha thirrje qytetarëve: “Të futemi në grevë masive, kjo është rruga e vetme për t’i prerë biletën kësaj qeverie”

Për ish-kryeministrin Sali Berisha rruga e vetme për të larguar socialistët nga pushteti është greva masive për çdo kategori qytetarësh që trajtohet si mos më keq.

Berisha u shpreh se pedagogët nuk duhet të tregojnë një person që nuk është i denjë as për mësues vizatimi që t’u tregojë dijet dhe rrogën që duhet të marrim.

Ai theksoi se qytetarët duhet të ngrihen pasi kjo që po ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

“Si një mësues qoftë edhe i ekselencës për bindjet e tij duhet të presë 6-7 vite për t’u sistemuar. I bëj thirrje sindikatave të organizojmë grevën e përgjithshme që është grevë për dinjitetin e secilit. I bëj thirrje mjekëve që e shohin këtë rrënim se si shqiptarët vdiqën më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

Vdiqën sa në tre katër vendet me vdekshmërinë më të lartë nga COVID në botë. Mjekë të shkëlqyer që largohen nga vendi. Janë njerëzit më të keqpaguar dhe keqvlerësuar. Cila mbetet, greva dhe vetëm greva. U drejtohem biznesit të vogël që kanë armik të vërtetë në këtë qeveri e cila pret fundin për dy muaj që t’u vendosë 23%-in. Rriti tarifën e energjisë. Çfarë presim më. Thirrja e çdo biznesmeni është që të ulen qepenat. Grevë e përgjithshme.

I bëj thirrje studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë qeveria u dha nga 100 euro ndërsa kjo qeveri u jep mashtrimin. Të organizohet një lëvizje e fuqishme studentore. Jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë. U bëj thirrje pedagogëve të ngrihen, të mos lënë një copë injorant t’u tregojë dijet. Një njeri që nuk është i denjë as për mësues vizatimi. Greva e përgjithshme është rruga për t’i prerë biletën kësaj qeverie. U bëj thirrje policëve që mashtrohen nga mëngjesi deri në darkë dhe trajtohen si qenie inferiore. E dëgjuat Panganikën si i drejtohej varësit të tij në zyrë. I bëj thirrje punonjësve të administratës. Grevë dhe vetëm grevë.

Ora thërret, koha po vjen. Duhet të jemi në lartësi dhe jo të vijojmë. I bëj thirrje taksistëve. I bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi se kjo që ndodh me çmimet në Shqipëri nuk ndodh në asnjë vend të botës. Bordet komuniste kanë rritur çmimet më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Nxënësve të gjimnazit. Koha nuk pret”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...