33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Duma debat me Felajn për çështjen e rregullores: “Koeficienti i ulët inteligjences kur përmbajtësisht shqetëson forma, është çështje trashësie e ke ti këtë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma dhe drejtuesja e seancës, zv.kryetarja Ermonela Felaj janë përfshirë në një debat për çështjen e rregullores.

Duma kërkoi nga Felaj që të mos i ndërpresë fjalën deputetëve, pa e ditur se çfarë do të thonë ata.

Nga ana tjetër, Ermonela Felaj iu drejtua Grida Dumës duke i thënë se “nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari”.

Debati

Duma: Koeficienti i ulët inteligjences kur përmbajtësisht shqetëson forma, është çështje trashësie e ke ti këtë. Tani pse ja hoqët zonjës Bano fjalën?

Felaj: Zonja Duma nuk e drejtoni ju seancën që të kërkoni llogari për çdo urdhër të drejtuesit të seancës.

Duma: Pyetje mund të të drejtoj..

Felaj: Nëse kërkoni fjalën për procedurë flisni për procedurë, për çështje të njëjta nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni për procedurë. Ndryshon rregulli për procedurë.

Duma: Procedurë..

Felaj: Po flisni pra unë po ju pres dhe nuk flisni.

Duma: Po mos e hiq, procedura kjo është!

Felaj: Pse sa prisni ju që t’ju pres, t’ju pres që të mbaroni kohën e foljes.

Duma: Pse jeni e shqetësuar kaq shumë?

Felaj: Ju lutem shikojeni rregulloren.

Duma: Ju do ta shikoni ndonjëherë

Felaj: Lexoni rregulloren dhe më thoni kush është kërkesa juaj proceduriale?

Duma: Kam dëshirë t’ju bëj të ndërgjegjësoheni në ca pozite jeni. Kërkesa ime proceduriale është që bashkë me atë etiken e fjalëve të thënshme ose të pathënshme të diskutojmë edhe për rolin e kreut të seancës, që i ndërpret fjalën deputetit pa e ditur çfarë do të thotë. Këtë gjë e keni bërë disa herë.

Felaj: Faleminderit zonja Duma kërkesa juaj për rolin që duhet të luajë drejtuesi i seancës nuk është kërkesë që rregullorja e rendit si procedurë, drejtuesi i seancës detyrat i ka të përcaktuara në rregullore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...