15.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Çfarë po të pengon më shumë të dobësohesh? Këto janë superushqimet e jetës moderne

Kur do të dobësohesh, dreka mund të jetë fajtori që nuk të lejon. Shpesh nuk ke kohë dhe të duhet të hash në tavolinën e punës. Megjithatë ka disa mundësi që kjo drekë e nxituar të mos ju lërë të uritur. Disa ushqime të shpejta janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të ndihmojnë në synimet për peshën. Dhe për më tepër do të pëlqejnë shumë. Këto janë superushqimet e jetës moderne.

Avokado

Recetë për t’u përgatitur: Sanduiç me domate, djathë dhe avokado

Çfarëdo që të hash për drekë, sallatë, sanduiç, etj. shtoji pak avokado. Në një studim të publikuar në vitin 2017, në Kërkimin e Fitoterapisë, kërkuesit kanë studiuar efektin e avokados në reduktimin e sindromës metabolike, një grup faktorësh që rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata kanë zbuluar që ngrënia çdo ditë e avokados ul tensionin e gjakut, rrezikun e diabetit, i mban arteriet e pastra dhe ndihmon humbjen në peshë. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe acide yndyrore, si karotenoidet, vitaminat dhe acidet yndyrore, si dhe përbërës të tjerë që mund të ndikojnë hormonin e urisë leptin, për të të mbajtur të ngopur pa e tepruar me snack-e gjatë ditës.

Drithëra të plota

Provo recetën: Pjatë vegane Buddha

Nëse do të bësh vetëm një ndryshim të rëndësishëm për të pasur sukses në humbjen e peshës, zëvendëso drithërat e përpunuara, bukën e bardhë me drithërat e plota, siç është buka integrale, në sanduiçin tënd. Zgjedhja e drithërave të plota mund të ndihmojë në aktivizimin e metabolizmit dhe të mobilizojë trupin për të thithur më pak kalori, duke të ndihmuar të djegësh 100 kalori shtesë në ditë, sugjeron një studim i ri në The American Journal of Clinical Nutrition. Studiuesit thonë që mund të jenë fibrat e drithërave të plota që ndikojnë tretjen dhe metabolizmin. Disa burime të tjera të mrekullueshme drithërash janë tërshëra, orizi kaf, elbi madje dhe kokoshkat. Merr me vete tasa të mbushur me këto drithëra për një drekë zyre.

Sallata dhe lakra

Provo recetën: Sallatë me perime të gjelbra dhe pulë

Sallata është një opsion i shkëlqyer. Mund të zgjidhni atë që njihet si sallatë romane, megjithatë çdo lloj perimesh me gjethe të gjelbra është i përshtatshëm. Kur frutat dhe perimet janë ekzaminuar për potencialin e tyre për humbjen në peshë, në krye dolën perimet me gjehte të gjelbra, në kërkimin e vitit 2015 në PLOS Medicine. Gjatë një periudhe katër vjeçare, ngrënia e një racioni me sallatë në ditë, të rrëzon 200 gr. më shumë. Perimet që ndihmojnë në dobësim si sallata, ofrojnë fibra me ngarkesë të ulët glicemike, që të ngopin, kontrollojnë nivelin e gjakut dhe pengojnë grumbullimin e yndyrës, sipas studimit. Spinaqi dhe lakrat janë një tjetër opsion i mirë.

Molla

Provo recetën: Pulë & Mollë në gjethe lakre

Kur do diçka të ëmbël pas dreke, ha një mollë. Këto fruta përmbajnë fibra dhe përbërës bimorë të quajtur polifenole që ndihmojnë bakteret e zorrëve dhe të mbrojnë nga obeziteti, ka zbuluar një kërkim i Food Chemistry. Nëse do të zgjedhësh mes llojeve të mollëve, mund të marrësh një mollë jeshile Granny Smith, që ka më shumë nga këto cilësi kundër obezitetit. Gjithashtu, të hash një mollë ose dardhë çdo ditë, ndihmon në humbjen e peshës. Eksperimentet kanë treguar që të hash një mollë 3 herë në ditë për 12 javë ndikon në një rënie të dukshme në peshë. Thelat e holla të mollëve janë një përbërs shumë i mirë për sallatën dhe i shtojnë një shije të ëmbël kërcitëse piteve të mbështjella dhe sanduiçeve.

Qumësht

Provo recetën: Smoothie me gjalpë kikiriku

Qumështi mund të jetë pija ideale për të shoqëruar vaktin kur po kërkon të dobësohesh, sipas një studimi të realizuar në Irlandë. Sasia e lartë e bulmetit në dietë, është zbuluar të shoqërohet me një BMI më të ulët, më pak yndyrë në trup dhe bel më të hollë, veçanërisht produktet qumësht dhe kos. Studiuesit kanë zbuluar që qumështi ul tensionin e gjakut, inflamacionin dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit nivelin e proteinave që rregullojnë nivelin e sheqerit dhe yndyrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT