27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës Arian Përmeti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti.

Prokurori u përball më 15 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë, u pyet dhe dha shpjegime për pasuritë e trashëguara nga prindërit për të cilat u konkludua se kishin burime të ligjshme, si dhe për një çështje penale të cilën nuk e kishte hetuar. Prokurori Përmeti mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Përmeti deklaroi në seancë se pasuritë që ai zotëron rrjedhin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Në fillim të seancës u relatua se bazuar në një informacion të publikuar në një media, ishte riçelur hetimi administrativ për prokurorin Përmeti. Subjekti theksoi se nuk e kishte hetur çështjen për të cilën shkruhej në artikull.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Arian Përmeti u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...