25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kultivuan drogë në një zonë të pyllëzuar në Vlorë, vihen në pranga 2 shtetas

Operacioni, nga Stacioni i Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Observe”.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë. Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Treblovë.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë disa muajve dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Treblovë, në vendin e quajtur “Moçalet”, kanë kultivuar bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë zonë u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...