27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve

Një Strategji për Menaxhimin e Financave Publike që zbatohet nga Ministria e Financave në përgjithësi është përmbushur përveç monitorimit të kontratave koncesionare me Partneritet -Publik-Privat (PPP), me të cilat duket se ka dështuar.

Siç bën të ditur Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor. Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit.

Rezultatet e monitorimit të Strategjisë për vitin 2021 tregojnë se “Objektivat që synojnë përmirësimin e procesit të monitorimit të investimeve publike, duke përfshirë projektet PPP dhe koncesionet nuk u arritën siç ishin parashikuar për vitin 2021”, thuhet në analizën që Ministria e Financave publikoi në kuadër të monitorimit të Strategjisë së Financave publike për vitin 2021.

“Objektivi i produktit në lidhje me raportin e kontratave të monitoruara nga MFE kundrejt totalit të kontratave të nënshkruara (PPP dhe Koncesione) nuk u arrit siç ishte synuar për vitin 2021, por megjithatë ka bërë progres. Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2021, MFE ka arritur të marrë informacion nga Autoritetet Kontraktuese për 184 nga 228 kontrata. Me informacionin e marrë deri më tani, MFE ka arritur të monitorojë rreth 81% të të gjitha kontratave (PPP dhe koncesione)”, raportoi më tej Ministria e Financave.

 

 

Raporti i financave thekson se, ka pasur mungesë progresi në procesin e monitorimit të kontratave PPP për shkak të mungesës së raportimit periodik nga Autoritetet Kontraktuese.

Më tej sqarohet se, rreziqet që ndikuan në zbatimin e këtij treguesi lidhen me organizimin e brendshëm dhe burimet njerëzore të Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se nuk ka qenë e mundur ndarja e roleve dhe përgjegjësive për raportim dhe gjithashtu në disa raste ato nuk kanë pasur burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin e tyre lidhur me raportimin.

“MFE-ja do të vazhdojë të ndërgjegjësojë Autoritetet Kontraktuese mbi rëndësinë e procesit të monitorimit dhe raportimit të kontratave koncesionare/PPP, duke u dërguar herë pas here shkresë zyrtare për të theksuar detyrimin e tyre për të përcjellë raporte periodike për këto kontrata në MFE”, thuhet në raport.

Puna për krijimin e një Liste të Unifikuar të Projekteve ku do të bënin pjesë edhe PPP-të, për të gjitha projektet, pavarësisht burimit të financimit, ka përparuar mirë, thekson Ministria e Financave. Një nga sfidat me të cilat përballet procesi i krijimit të një departamenti të ri është hartimi i kuadrit ligjor të unifikuar për MIP dhe PPP. Procesi i bashkimit do të kërkojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e PPP-ve.

Pak kohë më parë Banka Botërore që është edhe donatori më i madh i Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike vuri në dukje se qeveria shqiptare shpesh kanalizon shpenzimet publike në projekte jo prioritare, ndërkohë që heziton të ngrejë dhe të forcojë kapacitetet e njësisë së monitorimit të koncesioneve./Monitor/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe qeveri...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...

“Të forcohet kontrolli ndaj bankave me ekspozime të larta”, Kuvendi i kërkon Bankës së...

0
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë kontrollin dhe mbikëqyrjen ndaj bankave që kanë ekspozime të larta ndaj huamarrësve të...