33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 30 vjeçari nga Kosova,kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 30 vjeçarin nga Kosova, Leotrim Xhekaj i cili u kap në flagrancë në përpjekje për të transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit ky ka qenë rasti i tretë i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri në këmbim të pagesës.

Njoftimi i plotë:

DVP Gjirokastër/Goditet brenda 24 orësh, rasti i tretë i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 41”.

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 30-vjeçari kosovar, Leotrim Xhekaj.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 41”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Xh., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Arrestimi i shtetasit L. Xh. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjetin e tij, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...