22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”/ Meta: “Shoqëria të reagojë fort ndaj kësaj qeverie që sillet si bandë dhe është e gatshme t’i shkaktojë trauma fëmijëve”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se vendimi i Qeverisë për të mbyllur shkollën Mehmet Akif, apo dhe një kopesht po të këtej institucioni, është një vendim arbitrar i Këshillit të Ministrave.

Meta tha se këto vendime të Qeverisë janë të atakueshme në gjykatat ndërkombëtare dhe ky sipas tij do të jetë një detyrë që do e paguajnë shqiptarët për shkak të veprimeve të asaj që ai e quajti “banda në pushtet”.

“Lidhur me çështjen e protestave dhe grevave kemi thënë se vendi ka nevojë për protesta dhe greva kudo ku ka shkelje të ligjit, korrupsionit dhe skena krimi. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve te qeverisë çdo ditë ka protesta dhe greva, të fëmijëve, nxënësve, parashkollorëve. Jeni njohur me vendimet absurd që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin ligjor.

Kujdesin ndaj arsimit, fëmijëve, siç janë aktet e fundit arbitrare të qeverisë. Pasi ka filluar shkolla dhe kopshti gjenden sepse që nuk kanë lidhje me ligjin për të bërë akte të tilla të cilat tregojnë edhe njëherë sa e rëndësishme është e gjithë shoqëria të reagojë fort ndaj kësaj qeverie që sillet si bandë dhe është e gatshme t’i shkaktojë trauma fëmijëve.

Edhe aktet e gjykatës dje janë të turpshme. Këto janë detyrime që Shqipëria dhe shqiptarët do i paguajnë. Këto janë procese që kushdo mund t’i fitojë shumë thjeshtë. Mos harrojmë sa po ngarkohet qeveria nga vendimet arbitrare në gjykatat ndërkombëtare duke shtuar detyrimet që duhet të paguajnë për shkak të veprimeve të bandës në pushtet”, tha Meta

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...