22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Meta tregohet i prerë “Opozita duhet të dali në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët u pyet nëse opozita duhet të dalë me nje kandidat në zgjdhjet vendore.

Meta u tregua i “prerë” duke thënë se opozita duhet të dali në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët pasi sipas tij jemi në kushtet e një shteti mafioz.

Meta shtoi se objektiv është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore.

Meta:Për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, rivendosja e demokracisë vendore që është zeruar nga Rilindja, 100% të pushteteve Rilindja, në katër vite u kthyen në një bunker të vërtetë në raport me qytetarët. Zero transparencë dhe vetëm pasoja.

Shikoni pagat që janë për bashkinë. Për bashki kanë mbaruar mastera dhe kanë rrogat nga 200 e ca mije leke, se ata të ERE i kanë nga 4-5 milionë.

Se shtojnë vetëm vende pune për t’i mbajtur peng njerezit. I kanë kthyer bashkite në vende punësimi, por punësim për ti mbajtur njerëzit varur se ajo është lëmoshë jo pagë, kjo skemë është në gjithë Shqipërinë.

Bilanc katastrofik. Ka shumë më tepër të punësuar në pushtetin vendor nga Rilindja sot se sa ka pasur në 400 e ca bashki dhe Komuna.

Se është vetëm psikologjia e klientelizimit dhe marrjes peng me rroga absurde për efekte elektorale.

Sa i takon asaj me po, po, opozita duhet të dalë në gjithë Shqipërinë me kandidat të përbashkët.

Kjo është më e mira për situatën se jemi në kushtet e një shteti mafioz opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar.

Në kushte të tjera sa më shumë kandidatë do ishte më mirë, por nuk jemi në kushte demokratike, jemi në kushte që opozitës as nuk i lejohet të vonohet, as të mos bashkohet as të mos koordinohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...