21.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Deklarata e policisë për fatin e Ervis Martinajt/ Rama: “Nuk ka ende provat e nevojshme”

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e mundshme nga policia për fatin e Ervis Martinajt.

Rama u shpreh se në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.

Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.

“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT