9.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

“Dimri është sfidë e madhe”/ Rama: “Pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë çmimi por a do ketë energji”

Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria do të vijojë të subvencionojë diferencën e cmimit të energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.

Rama tha se dimri është një sfidë shumë e madhe dhe se pikëpyetja më e madhe është nëse do ketë energji elektrike, e jo çmimi sa do arrijë.

“Me rëndësi të kihet parasysh se paralelisht do bëjmë cmos që të vijojmë të mbajmë të paprekur cmimiin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.

E kam thënë dhe përsëris, koha do e tregojë nëse kjo kurajo do shpërblehet me sukses, për shkak të mbajtjes nën kontroll me subvencion të diferencës, inflacioni është pak më pak i rëndë dhe i dhëmbshëm se në vendet e tjera të rajonit.

Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së cmimeve dhe kufizimeve Ne duam as ta rrisimi cmimin as te kemi kufizime.

Dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do shohim si do veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim cmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin.

Do shohim dhe dinanimëk e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.
Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji.

Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do shkojë cmimi por a do ketë energji”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...